Info     Lajme    Kontakti    Facebook
 
   Karakteristikat
 
 
 
 
Mbėrrin Golf 7 – versioni mė ekonomik qė ėshtė ofruar deri mė tani

Modeli i shumėpritur Volkswagen – Golf 7, gjenerata e shtatė e "mbretit" tė klasės kompakte dhe automjeti mė i preferuar nė Evropė, tani mund tė gjendet edhe nė Republikėn e Kosovės, falė importuesit gjeneral Porsche Kosova. Automjeti qė ėshtė njė sinonim i vėrtetė pėr dizajnin elegant, teknologjinė inovative dhe cilėsinė e shkėlqyer nė klasėn moderne kompakte, vazhdon historinė e suksesshme automobilistike tė modelit tė parė Golf tė prodhuar nė vitin 1974. Fakti qė me prodhimin e gjashtė gjeneratave tė para janė shitur mbi 29 milionė automjete, ėshtė prova mė e mirė qė tregon se automjetet Golf dinė si tė gjejnė rrugėn drejt zemrės sė blerėsit.


  Numri njė i gamės sė Volkswagen – automjeti Golf 7 ėshtė versioni mė i lehtė dhe mė ekonomik i Golf, qė ėshtė ofruar deri mė tani. Golf 7 ėshtė njė automjet i pėrsosur, me pamje atraktive dhe njė imazh tė ri dhe tė ridizajnuar, i pajisur me karakteristika pėr njė komoditet dhe siguri mė tė madhe, por edhe me njė sistem mė tė pėrsosur pėr argėtim. Me njė gjatėsi prej 4.255mm, gjerėsi prej 1.799mm dhe distancė midis akseve prej 2.637mm, Golf 7 ėshtė mė i gjatė dhe mė i gjerė se paraardhėsi i tij, mė komod, mė i sigurtė dhe mė i kėndshėm pėr ta drejtuar. Kapaciteti i bagazhit ėshtė rritur nga 350 nė 380 litra, ndėrsa me dimensionet e jashtme tė reja enterieri tani ofron njė komoditet tė shkėlqyer, me njė hapėsirė mė tė madhe prej 15mm pėr kėmbėt e pasagjerėve tė ulur nė ulėset e pasme, por edhe njė hapėsirė mė tė madhe pėr shpatullat - 931mm pėrpara dhe 30mm mbrapa.
 
Automjeti impresionon me njė enterier tė pasur dhe elegant dhe ėshtė i pajisur me ulėse komode qė ofrojnė njė hapėsirė tė shkėlqyer pėr pasagjerėt dhe kėnaqėsi gjatė drejtimit. Golf 7 dallohet pėr dizajni elegant, ergonominė dhe punimin e shkėlqyer. Blerėsit gjatė blerjes sė automjetit, ndėr tė tjera, me paketėn e pajisjeve mund tė fitojnė edhe njė tempomat me mundėsi pėr t'u adaptuar, sistem qė paralajmėron ndeshjet, shtrėngon rripat e sigurisė dhe mbyll dritaret e automjetit, njė sistem qė paralajmėron shoferin se ka kaluar nė njė korsi tjetėr, sistem pėr njohjen e shenjave tė komunikacionit dhe njė sistem pėr frenim automatik nė qytet (gjatė njė shpejtėsie deri nė 30 km/h).
 
Golf i ri ėshtė dizajnuar nė platformėn e re dhe tė paralajmėruar pėr njė kohė tė gjatė (MQB) – Matricė Modulare nė formė diagonale, e cila grupit Volkswagen i mundėson kursime tė reja dhe tė gjitha avantazhet e ndėrtimit modular tė automjeteve. Falė pėrdorimit tė ēelikut me koeficient tė lartė fortėsie, pesha bruto e Golf 7 ėshtė zvogėluar deri nė 100 kilogramė krahasuar me paraardhėsin e tij, harxhimet e derivatit janė zvogėluar pėr njė mesatare prej 13,9%, ndėrsa disa versione janė mė ekonomike edhe pėr 23 %.  

 

Automjeti i ri Volkswagen Golf 7 ofrohet nė dy opsione me naftė dhe dy me benzinė. Gjithashtu, blerėsit kanė mundėsi tė zgjedhin automjet me motor TSI prej 1,2 litra, me 85 kuaj fuqi ose automjet me motor TSI prej 1,4 litra, me 140 kuaj fuqi. Tė dy versionet janė pajisur me teknologji pėr ēaktivizimin e dy cilindrave. Dy versionet e automjetit harxhojnė 4,9 dhe 4,8 litra nė 100 kilometra. Ofertėn e motorėve me naftė e pėrbėjnė 1.6 TDI me 105 kuaj fuqi (3,8 litra nė 100 kilometra) dhe 2.0 TDI me 150 kuaj fuqi (4,1 litra nė 100 kilometra). Modeli mė ekonomik ėshtė "Golf BlueMotion", me harxhim tė kombinuar prej 3,2 litra nė 100 kilometra dhe emision tė dyoksidit tė karbonit vetėm prej 85 gramė nė ēdo kilometėr.